Telegrafi

Al-Khelaifi: Neymar qëndron me 2000 për qind te PSG

Paris Saint-Germain ka përjashtuar shitjen e Neymarit tek Real Madrid këtë verë, pasi kanë deklaruar se ai do të qëndrojë 2000 për qind te parisienët.

Spekulimet ishin intensifikuar në ditët e fundit se Neymar ishte i pakënaqur në PSG dhe vendosi të bashkohej me Madridin në një transferim tjetër rekord botëror.

Por, presidenti i kampionit të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, e ka bërë të qartë se ish-sulmuesi i Barcelonës nuk do të shkoj askund.

Lexo po ashtu Speciale - Muri që Neymar e ka vështirë ta kapërcejë për të shkuar te Reali

“Ai [Neymar] do të qëndrojë 2000 për qind”, u ka thënë presidentit gazetarëve pas humbjes 2-0 të PSG-së në Rennes të shtunën.

Neymar është duke u lidhur shumë me një kalim te Reali (Getty Images)

“Mediat spanjolle kanë folur dhe folur në tetor, duke thënë se ai nuk është i lumtur…”.

“Është gënjeshtër dhe nuk do t’u përgjigjem këtyre thashethemeve”.

Lexo po ashtu Neymar ua thotë bashkëlojtarëve: Dua të transferohem te Real Madridi

“Ai ka një kontratë dhe ai do të qëndrojë në PSG”.

“Asnjëherë ai nuk mund t’i përgjigjet gjithçkaje që del në media. Unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë”, përfundoi Al-Khelaifi. /Telegrafi/