Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë njoftimet se klubi i tij tashmë e ka nënshkruar me Thomas Tuchel si trajnerin e tyre të ardhshëm .
PSG ishin në formë të pamëshirshme të dielën, duke mposhtur Monacon me rezultat të thellë 7-1 dhe duke rifituar titullin e Ligue 1 me stil.
Edhe pse PSG mund të përfundojë sezonin me një ‘tripletë’ brenda Francës, Emery pritet të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundoj në qershor.
Trajneri gjerman, Tuchel, thuhet se është rreshtuar si zëvendësim i Emeryt, por Al-Khelaifi pretendon se nuk ka marrëveshje të tillë.
“Po të kishim nënshkruar me dikë, do ta kishim njoftuar”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.
“Sot kemi një trajner i cili ishte në fushë. Ne jemi shumë të ndershëm, sot kemi një trajner që punon me ne, me një kontratë deri në fund të sezonit”.
“Le të jemi sonte pozitiv, kemi bërë shumë gjëra pozitive. Ne jemi kampionë, është një gjë e mrekullueshme, falënderoj të gjithë”.
“Dhe sezoni nuk ka mbaruar akoma, ka Kupa ende për të fituar. Liga e Kampionëve është qëllimi ynë i madh, por nuk është e lehtë. Ne punojmë shumë, por klubet e tjera e bëjnë edhe këtë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/