Nasser Al-Khelaifi, president i PSG, ka dhënë një intervistë për revistën France Football, në të cilën zbuloi planet e tij.
Sheiku ndër të tjerash ka folur edhe sulmuesin francez, i cili raportohet se po kërkohet nga Real Madridi, Kylian Mbappe.
Për këtë të fundit, ai ka pohuar se do të mbetet me çdo kushte te skuadra franceze dhe se nuk do të largohet gjatë verës.
“Unë jam i sigurt 200 për qind se Mbappe do të mbetet në PSG edhe sezonin e ardhshëm”, tha fillimisht presidenti i ekipit francez.
“Ai dëshiron të marrë pjesë më shumë në projektin tonë dhe të rritet me ekipin, por unë i shpjegova atij se nuk duhet të pres që t’i merr përgjegjësitë, por duhet t’i merr ato. Nuk do ta lejoj këtë lojtar të çmendur të shkojë”, pohoi pronari i kampionëve francez.
Ndryshe, Al-Khelaifi ka folur edhe për Neymarin teksa ka pohuar se askush nuk e solli me zor te francezët nga Barcelona. /Telegrafi/