Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi komentoi largimet e Ramos dhe Messit – ndërsa Luis Enrique paralajmëroi Neymarin

Nasser Al-KhelaIfi ka përfituar nga konferenca për shtyp për të prezantuar Luis Enrique si trajnerin e ri për të analizuar çështje të tjera rreth PSG-së.

Presidenti i klubit nuk ka ngurruar të shpjegojë largimin e Leo Messit dhe Sergio Ramos.

Al-Khelaïfi falënderoi Messin dhe Ramos për shërbimet e tyre dhe nuk hezitoi t’i lavdërojë të dy lojtarët.

“Dua të falënderoj Messin për këto vite, ai është më i miri në botë. Gjithashtu Sergio Ramos. Ushtari ynë”, ka thënë ai.

Luis Enrique ka thënë se nuk ka folur me Neymar, të cilin klubi dëshiron ta transferojë pas disa sezonesh.

“Unë nuk kam folur me të. Kam folur me Kimpembe, Mukiele dhe Nuno Mendes. Me asnjë tjetër. Do të kemi mundësinë të njihemi. Është diçka e brendshme për ne. Unë dua që vendimet e mia të bazohen në seancat tona stërvitore”, nënvizoi Enrique. /Telegrafi/

Exit mobile version