PSG shihet si favorit numër një për të nënshkruar me Lionel Messin i cili duhet se do të largohet nga Barcelona.
Neymar ishte ai që hapi debatin, duke thënë do të luajë me Messin vitin e ardhshëm.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi në një bisedë franceze për “Touche Pas a Mon Poste”, u pyet për mundësinë e ardhjes së Messit në Paris.
“Messi është një lojtar i Barcelonës. Unë nuk mund të flas për këtë”, ishte përgjigjja e Al-Khelaifi.
Mbetet të shihet se çfarë zhvillime do të ketë në ditët në vijim. /Telegrafi/