Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi: Edhe “Parc des Princes” është shumë i nxehtë

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se shorti për klubin e tij ishte i vështirë.

Në Grupin C është klubi parizien që është caktuar të luajë ndaj dy top klubeve si Napoli dhe Liverpool.

Al-Khelaifi e di se skuadra e tij do të ketë punë të vështirë në udhëtim te këto dy skuadra që kanë stadiume e tifozeri emblematike.

Por, presidenti i kampionit të Francës beson se edhe në Francë do të jetë atmosferë e nxehtë.

“Ne do të shkojmë të luajmë në stadiume me atmosferë të madhe dhe ata duhet të dijnë se në ‘Parc des Princes’ do ët jetë po ashtu ekstremisht nxehtë kur të vijnë në Paris”, deklaroi Al-Khelaifi.

Sezonin e kaluar PSG u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version