Telegrafi

Al Khelaifi: E konfirmoj për të një njëmijtën herë që Leo Messi është shumë i lumtur në PSG, mendoj se ai dëshiron të qëndrojë edhe tutje

Nasser Al Khelaifi ka folur për të ardhmen e Leo Messit, me presidentin e Paris Saint-Germainit që ishte i bindur se superylli argjentinas do të qëndrojë në klubin francez.

Messi është në vitin e fundin të kontratës me PSG-në, ku po zhvillon një sezon të madh deri më tani.

“Unë konfirmoj për të një mijëtën herë se Leo Messi është shumë i lumtur me PSG. Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”.

“Do të diskutojmë pas Kupës së Botës”, ka thënë shefi i klubit parisien për RMC.

Messi këtë të diel mund të shpallet kampion bote për herë të parë me Argjentinën.

Argjentinasi siç e cekëm është nën kontratë deri në vitin 2023 dhe ideja do të ishte që të paktën të zgjatej marrëveshja deri në vitin 2024.

Ideja e familjes Messi është të presim deri pas Kupës së Botës për të zbuluar se si duket e ardhmja në të gjitha kuptimet dhe për të kontrolluar disponimin dhe formën e tij./Telegrafi/