Atletja shqiptare, e cila do të merr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvillohen gjatë muajit të ardhshëm në Rio të Brazilit, është duke u stërvitur në ‘barë dhe baltë’, meqenëse nuk ka terrene të dedikuara për të.
Kështu i ka përshkruara Al-Jazeera ushtrimet që po i bën Luiza Gega, e cila po shpreson të zë vendin e parë në kategorinë e saj, transmeton Telegrafi.
“Në të gjithë vendin, janë vetëm tri shtigje vrapimi, ndërsa njëra prej tyre është rrënuar”, thuhet në kronikën e publikuar.
“Siç e shihni, është e pamundur për mua të stërvitem në këtë mënyrë”, shprehet Gega, rreth kushteve të mjerueshme.
Derisa të shkojë në Rio, parku do të jetë vendi i stërvitjeve të saj. /Telegrafi/