Rrjeti televiziv “Al Jazeera Balkans” ka raportuar para pak minutash se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendosjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka mori vizën amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punimet e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, merr vesh “Al Jazeera Balkans” nga burimet në Departamentin e Shtetit, përcjell Telegrafi.
Ndërsa gazetari i “Al Jazeera Ballkans” raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.
Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk kishte marrë vizën për hyrje në SHBA shkaku i aplikimit të një takse ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, kurse mungesën e tij në këtë ngjarje “Al Jazzera Baklans” iu konfirmua nga njëri prej organizatorëve të konferencës.
Kryeministri i Kosovës njoftoi sot se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nëse ofrohen garanci ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare që do të rezultojë në njohjen e Kosovës. /Telegrafi/