Site icon Telegrafi

Al-Hilal pezullon për një kohë të pacaktuar Neymarin e lënduar

Al-Hilal thuhet se e ka pezulluar sulmuesin Neymar Junior në mënyrë që braziliani të mos zinte më një vend si i huaj në skuadër.

Rregulloret i lejojnë klubet të kenë një maksimum prej tetë lojtarësh nga jashtë Arabisë Saudite dhe Al-Hilal tashmë e ka arritur atë prag.

Sipas mediumit Arriyadiyah.com, duke qenë se Neymar do të mungojë gjatë gjithë sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë, gjiganti saudit ka pezulluar për një kohë të pacaktuar regjistrimin e Neymar derisa të rikuperohet.

Lexo po ashtu Lëndimi i tmerrshëm i Neymarit për Brazilin do t'i kushtojë FIFA-s miliona euro

Al-Hilal planifikon të sjellë një të huaj të ri në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe më pas, kur Neymar të mund të luajë përsëri, ata do të shesin një lojtar për t’i lënë vend atij në skuadër.

Me kontratën e pezulluar, Al-Hilal do të duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të paguar pagën e madhe të Neymar prej 150 milionë euro në vit, plus 50 milionë euro bonuse komerciale.

Për kujtesë, Al-Hilal i ka paguar PSG-së 100 milionë euro për Neymar këtë verë, dhe kontrata e tij me klubin saudit është deri më 30 qershor 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version