Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Kylian Mbappes i cili ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.
Real Madridi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin, por një tjetër klub ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të kampionëve në fuqi të Francës.
Skuadra arabe Al Hilal ka paraqitur ofertën zyrtare për t’i fituar shërbimet e Mbappes dhe bëhet fjalë për një ofertë që është rekord botëror.
EXCL: Al Hilal have submitted formal bid to Paris Saint-Germain in order to open talks for Kylian Mbappé. 🚨🔵🇸🇦
Understand it’s worth €300m — record fee.
No talks on player side.
⚪️ PSG remain convinced that Mbappé already agreed terms with Real Madrid with contract ready. pic.twitter.com/yeDu5AQr6E
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 24, 2023
Al Hilal i ka ofruar PSG-së 300 milionë euro dhe nëse pranohet kjo ofertë atëherë do të thyhet rekordi botëror i transferimeve i cili mbahet nga Neymar me 222 milionë euro.
Ndërkohë lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitojë hiq më pak se 700 milionë euro në sezon, ku Mbappe do të bëhej futbollisti më i paguar në histori të futbollit.
Mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të pranojë një lëvizje shokuese në drejtim të kampionatit arab, ku tanimë shumë yje kanë zgjedhur milionat para karrierës në ligat më të forta evropiane.
Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se Al Hilal është e gatshme t’i lejoj edhe një klauzolë largimi pas një viti Mbappes për tu transferuar në Real Madrid. /Telegrafi/