Site icon Telegrafi

Al Ahli me ofertë tunduese për Simeonen, i cili aktualisht është trajneri më i paguar në botë

Sirena arabe për Diego Simeonen, i cili është trajneri më të paguar aktualisht në planet.

Argjentinasi prej dhjetorit të vitit 2011, përfiton 40 milionë euro në sezon.

El Cholo është prej vitesh më i paguari në profesionin e tij, ndërkohë që në Arabinë Saudite janë gati ta rrisin edhe më shumë këtë shumë.

Marca shkruan se Simeonen po e kërkon Al Ahli, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit saudit.

Ndërkohë, trajneri latin nuk ka marrë oferta rinovimi nga Atletico, me të cilët ka edhe një vit kontratë.

Shumë që ofrojnë arabët nuk bëhet e ditur, por bëhet fjalë për një kontratë shumëvjeçare dhe një pagë sezonale të çmendur, më të madhe se sa e ka tani te Los Colchoneros. /Telegrafi/

Exit mobile version