Telegrafi

Al-Ahli kërkon edhe Del Pieron

Gazzetta dello Sport shkruan se klubi i ri i Cannavaros, Al-Ahli, është duke përgatitur një ofertë bombastike për Del Piero. Italianit do t’i ofrohet marrëveshje trevjeçare e vlefshme 2 milionë euro për sezon.

Atij po ashtu do t’i jepet një vilë, një veturë luksoze dhe bileta fluturimi për t’u rikthyer në shtëpi një herë në muaj si edhe 500 mijë euro për çdo 20 paraqitje.

Për Del Pieron i interesuar është edhe një klub tjetër jo-evropian, ai i ligës amerikane New York Red Bulls. /Telegrafi/