Telegrafi

Al-Ahli interesohet për Lippin

Al-Ahli tashmë ka sjellë në radhët e veta kapitenin e Italisë, Fabio Cannavaro, nga Juventus, ndërsa ka bërë përpjekje për të transferuar edhe mesfushorin e Milanit, Rino Gattuso dhe kapitenin e Juves, Alessandro Del Piero.

Sky Italia shkruan se drejtues të Al-Ahli kanë kontaktuar me Davide Lippi, djalin dhe agjentin e trajnerit italian, për mundësinë që ai të marrë drejtimin e klubit. Lippi pritet ta marrë vendimin vetëm pas përfundimit të Kupës Botërore. /Telegrafi/