Gazeta austriake “Heute” i ka dedikuar një artikull të radhës rep-artistes me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, duke rivënë në dukje problemet e saj gjyqësore me çiftin zviceran dhe duke treguar se si fansat e saj kanë filluar ta bojkotojnë.
“Po bëhet vërtet e pakëndshme situata për reperen. Edhe mbështetja e fansave të saj nuk është më e sigurt”, nis shkrimin e përditshmja Heute.
Fakti që epoka e saj po ndryshon ngadalë është vërejtur tashmë të premten e kaluar kur ajo publikoi këngën e saj të re “Geh dein Weg” së bashku me KC Rebell dhe Summer Cem. Kur tre kalibra të tillë bëjnë një kauzë të përbashkët, pritet që kënga të shpërthejë si një bombë e vërtetë, në këtë rast, ndodhi e kundërta.
Butoni ‘Dislike’ u klikua pothuajse aq shpesh sa butoni ‘Like’. Pas 3.6 milionë klikimeve, 120,000 ngritën gishtin lartë për t’i dhënë një pëlqim këngës, ndërsa më shumë se 100,000 gishtin poshtë për të treguar mos-pëlqimin e tyre.
Mashtrimi ndaj Petra Z. përsëri temë
Në komente, fokusi kryesor është muzikantja. Arsyeja: Petra Z. Reperja shqiptare dyshohet se mashtroi zonjën Z. në një shkallë të gjerë për paratë e saj.
Konkretisht, përmendet shuma prej 700,000 eurosh. Në vitin 2016, Loredana thuhet se ka humbur besimin e familjes dhe vazhdimisht ka kërkuar para. Reperja thotë se nuk është një mashtrim: “Paratë u dorëzuan vullnetarisht. Prokuroria po heton”, kishte thënë ajo.
Për fansat ka kohë që është e qartë se Loredana luajti një lojë të gabuar me Petra Z. Përveç kësaj, nëna e viktimës kohët e fundit ndërroi jetë. Tani ajo nuk ka mjete financiare për të paguar funeralin. Në Facebook, ajo madje bëri thirrje për dhurime vullnetare. Ndërkohë, reperi Bushido ka pranuar të paguajë funeralin.
Në rrjetet sociale tani bëjnë thirrje për bojkotimin e Loredanës.
Në Twitter është shpërndarë një hashtag #boykottloredana, duke kërkuar bojkotimin e muzikës së saj dhe kthimin e mjeteve tek e dëmtuara Petra Z. /Telegrafi/