Një i akuzuar i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është parë të futet në ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë, bën të ditur portali “a1on”.
Bëhet fjalë për afaristin Sead Koçan, i cili është i përfshirë në lëndën “Trust”, që ka të bëjë me përfitim të 17 milionë eurove, përmes tenderëve nga SHA Elem, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se për çfarë arsye mundet që Koçan ta ketë vizituar Qeverinë, apo me kë është takuar.
Përndryshe, një periudhë jo shumë të gjatë, Koçan tentoi që t’i ikë drejtësisë, u arratis, por pastaj u gjet./Telegrafi/