Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare dhe krahu i djathtë i Sasho Mijalkov është bërë drejtor i Qendrës për zbatim të ligjeve në Evropën Jug-Lindore (SELEC), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përndjekja e Prokurorisë Speciale Publike nuk e ka penguar atë që të bëhet drejtor në këtë qendër. Jakimovski ishte i akuzuar për shkatërrim të materialit për përgjim gjatë vitieve 2011-2014.
Prokuroria Speciale Publike në dosjen e hapur me emrin ”Fortesa” ka kërkuar paraburgim për Jakimovskin dhe disa anëtarë të tjerë të MPB-së për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrimin e materialit me vlerë prej 10 milion eurove që shteti e kishte blerë në vitin 2010 nga Izraeli./Telegrafi/