Sasho Markovski i DSK së i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit do të gjykohet veçmas nga 32 të akuzuarit e tjerë. Kjo pasi që për tre seanca me radhë, ai mungonte në seanca shkaku i sëmundjes.
Në seancën e ditës së martë ai u dërgua me ndihmë të shpejtë në Spitalin Ushtarak. Një muaj i akuzuari do të jetë i lirë nga gjykimi, ndërsa pastaj do të kontrollohet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Pas i dha vendimi për Markovskin, gjykimi për 27 prillin vazhdoi me prezantim të video inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, për çka pikërisht Markovski, akuzohet se i ka marrë dhe i ka fshirë inçizimet.