Zahir Beqiri – Çaushi, i akuzuar në rastin „Afera“ me letrat e njoftimit, sot gjendet në gjykatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shefi për krim financiar në Byronë për siguri publike – Sasho Jovanovski para gjykatës ka dëshmuar se në kompjuterët e konfiskuar të Çaushit ka pasur dosje të cilat përputhen me 105 letër njoftimet të cilët i publikoi Fokusi.
Prokuroria pohon se Çaushi në shtëpi ka pasur një punëtori të tërë për përpunimin e dokumenteve të falsifikuara.
Sipas prokurorit, Beqiri në shtëpinë e tij ka pasur presë, prerëse, emblema, por edhe autorizime të rrejshme të noterëve.
Inspektimi ka treguar që është keqpërdorur identiteti i 54 personave të cilët janë pjesë e aferës me 105 letër njoftimet e falsifikuara. Çaushi dhe vëllai i tij e kanë hedhur poshtë këtë akuzë./Telegrafi/