Tahir Batatina ka kritikuar ashpër Besën e Pejës.
Kjo e fundit ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës pas penaltive (4-2), ku takimi në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve rezultati tregoi shifrat 1-1 .
Trajneri i Llapit përmes llogarisë personale në Facebook ka folur për ndeshjen e shumëdiskutuar mes Besës e Trepçës, të cilën e fituan mitrovicasit në Pejë, transmeton Telegrafi.
“Besa e Pejës ka qenë kurdisja e ndeshjeve dhe prokuroria besoj do ta zbardhë rastin edhe ky klub duhet të kalojë në Ligën e Dytë pasi ka manipuluar në kampionat dhe në Kupë me Trepçën. Besoj se Prokuroria do t’i kërkojë videot nga lojtarët e Trepçës, ku ashiqare flitet për kurdisjen e ndeshjes, por besoj në Prokurori dhe institucionet tona shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.
Besa, që nuk është e licencuar në UEFA, falë këtij triumfi i ka mundësuar Prishtinës, si nënkampion i Superligës, të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës. /Telegrafi/