Site icon Telegrafi

Akuzoi të atin për abuzim seksual, adoleshentja nga Kavaja tërheq denoncimin: E bëra se më gjeti disa biseda në celular

Adoleshentja nga Kavaja që akuzoi babain e saj se e abuzonte seksualisht prej vitesh, ka tërhequr denoncimin.

Mësohet se vajza ka thënë se denoncimin e bëri pasi i ati i gjeti disa biseda në telefon.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Dyshohet se abuzoi seksualisht me të bijën 15-vjeçare, gjykata e Durrësit lë në burg babain

Gjykata e Durrësit, pak më herët, caktoi masën e sigurisë me burg për 48-vjeçarin B.R., nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Gjatë seancës, 48-vjeçari i hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e një akti të tillë.

Exit mobile version