Një grua pretendon se burri i saj është duke u munduar të shkurorëzohet nga ajo vetëm pse nuk ka vaginë – dhe i cili njëherit e kishte akuzuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan që e kishte adoptuar.
Alejandro dhe Tania janë shfaqur në emisionin televiziv Caso Cerrado, versioni spanjoll i emisionit origjinal “Judge Rinder”, ku janë fjalosur rreth temës së shkurorëzimit, transmeton Telegrafi.
Alejandro i ka shpjeguar prezantueses Ana Maria Polo, se gruaja e tij kishte refuzuar të kryej marrëdhënie seksuale me të derisa zyrtarisht u martuan, dhe vazhdimisht e kishte shmangur kontaktin gjatë natës së parë si burrë e grua.
Ai gjithashtu tha se në momentin që ishte futur në dhomën e gruas që e kishte adoptuar gruan e tij, e kishte zënë duke kryer marrëdhënie me të “bijën” e saj.
Por pas kësaj deklarate Tania shpërtheu në lot duke mbrojtur veten, dhe duke ia shpjeguar prezantues se si në moshën 14-vjeçe ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë.
“Ai është dashuria e jetës time, dhe këtë ai e di. Nuk e di pse po e harron ta cekë rrënjën e problemit. Nuk jam një femër e zakonshme. Kurrë nuk kam pasur vaginë. Kam lindur me sindromën e quajtur Rokitansky, që do të thotë se vagina mund të jetë shumë e vogël ose të mos ekzistoj fare”, ka deklaruar Tania duke mos mundur të ndal lotët që i rridhnin.
Pasi ishin fejuar, Tani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për ta vënë një vaginë artificiale me të vetmin qëllim që të mund të kryej marrëdhënie seksuale me bashkëshortin – dhe marrëdhënia në natën e parë të martesës ishte shumë e dhimbshme dhe për këtë arsye është munduar ta shmangë.
Pasi mendonte se e kishte zhgënjyer bashkëshortin me këtë veprim, kishte shkuar në dhomën e gruas që e kishte adoptuar duke i kërkuar ndihmë, dhe me lodrën e seksit tentonte ta hapte vrimën në mënyrë që ta kënaq bashkëshortin.
Mjeku që e kishte operuar e kishte këshilluar që vazhdimisht duhet ta kontrolloj vaginën artificiale, duke e mbajtur të hapur nëse dëshiron të kryej marrëdhënie me burrin.
Dhe kështu në fund të tregimit të tyre të dhimbshëm, pasi dëgjoi versionin e të dy palëve, prezantuesja Ana Maria Polo kishte miratuar kërkesën për shkurorëzim. /Telegrafi/