Site icon Telegrafi

Akuzoi gjyqtarin për korrupsion në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës – mesfushori Declan Rice dënohet nga UEFA

Mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, është dënuar me dy ndeshje nga UEFA pas deklaratave drejtuar gjyqtarit pas disfatës që skuadra e tij e pësoi nga Eintracht Frankfurti në gjysmëfinalen e Ligën e Evropës.

Rice akuzoi gjyqtarin spanjoll Jesus Gil Manzano për “korrupsion”, sipas videos së publikuar e cila ishte incizuar brenda në tunel të stadiumit më 5 maj.

Trajneri David Moyes dhe mbrojtësi Aaron Cresswell, ishin përjashtuar nga loja në humbjen 1-0 të pësuar në Frankfurt.

Edhe Moyes është dënuar me një ndeshje për sjellje jo të mirë.

Klubi londinez është dënuar me 1500 funte për shkak se tifozët përdorën fishekzjarrë, ndërsa dënim ka marrë edhe Frankfurti.

Frankfurti duhet ta luajë një ndeshje pa praninë e shikuesve dhe është dënuar me 75 mijë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version