Telegrafi

Akuzohet serbi për kontrabandimin e shqiptarëve

Të premten më 19 nëntor një ‘VW Polo’ është kontrolluar nga policia federale gjermane menjëherë pas mbërritjes nga Austria, shkruan ‘wochenblatt.de’.

Shoferi, një serb 56-vjeçar kishte në automjetin e tij tre shqiptarë të Kosovës. Të tre shqiptarët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes dhe menjëherë u dyshua për hyrje të paautorizuar, përcjell albinfo.ch.

Në këtë veturë u gjet edhe një pasaportë serbe, por personi i kësaj pasaporte nuk ishte në makinë.

Hetuesit në pyetjet që i kanë bërë serbit kanë gjetur se ai po barte njerëz nga Austria në Gjermani.

Pronari i pasaportave të gjetura, tashmë ka dalë në Austri. Me vendim të prokurorit shoferi është sjellë para gjykatës në Passau. Tashmë ai akuzohet për kontrabandimin e njerëzve.

Tre shqiptarët e Kosovës janë kthyer përsëri në Austri.