Site icon Telegrafi

Akuzohet se ndodhet me pushime në Dubai ndërkohë që Sali Berisha kryeson protestën, reagon Armina Mevlani: Turp

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë disa herë pre e sulmeve apo thashethemeve që lidhen me jetën e saj private.

Duke qenë nuse në familjen Berisha, shpesh herë figura e saj është tentuar të përfshihet nga mediat online në politikë, ndërkohë që në raste të tilla Armina ka reaguar gjithmonë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi kur bukuroshja ka hasur në një lajm të rremë, që e paraqiste modelen kinse ndodhet me pushime në Dubai.

Foto: Armina Mevlani/Instagram

“Berisha në krye të protestës kundër rritjes së çmimeve, Armina Mevlani pushime luksoze në Dubai”, lexonte titulli i cili përfshinte një fotografi të dy vajzave me bikini në det.

Lexo po ashtu Armina Mevlani për Shkëlzenin: E ka karakterin si mami, do të doja të ngjante pak më shumë nga Sali Berisha

Ndërkohë me të parë këtë, modelja Mevlani e publikoi në InstaStory, duke demantuar faktin se është ajo në fotografi.

Foto: Armina Mevlani/InstaStory

“Po mirë turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni fotografi të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë”, ka shkruar Armina në reagimin e saj.

Bukuroshja shqiptare përndryshe vazhdon të jetë pjesë e panelit të diskutimit në emisionin shumë të ndjekur të TCH, “Goca dhe gra”. /Telegrafi/

Foto: Armina Mevlani/Instagram

 

Foto: Armina Mevlani/Instagram

 

Foto: Armina Mevlani/Instagram
Exit mobile version