Telegrafi

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14 vjeçaren në Berat, arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Foto: Ilustrim

Policia e Beratit ka reaguar lidhur me denoncimin për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar.

Policia informoi se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B. (mësues), në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu, në ambientet e Policisë së Beratit, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates, shkruan Oranews.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. /Telegrafi/