Site icon Telegrafi

Akuzohet për vjedhje, zbardhet deklarata e ish-ministrit Beqaj: Vendimi i gjykatëses i ndikuar nga Sali Berisha

Gjykata e Posaçme (GJKKO) kaloi për gjykim dosjen “Sterilizimi” dhe të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjatë fjalës së tij para Gjykatës, Beqaj hodhi akuza ndaj gjyqtares së seancës se ka dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat e tij në mënyrë të qëllimshme.

Beqaj tha gjithashtu se vendimi i gjyqtares është i ndikuar politikisht, pasi sipas ish-ministrit, ai është duartrokitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e PD, Albana Vokshi.

Ai shtoi se akuzat ndaj tij, por edhe ndaj por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, janë të sajuara dhe sipas Beqajt, ata e kanë të pamundur të mbrohen.

Në momentin që gjykata ndodhej në dhomë këshillimi, ish-ministri Beqaj dhe avokati i tij janë larguar nga gjykata, shkruan A2 CNN.

“Ç’rendesi ka nëse une kam vjedhur apo jo. Ne te vertete e rëndësishme eshte qe PD te kete tani goje te pretendoje qe une jam hajdut sepse deri me tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte te mbante dot veten ne kembë”, tha mes të tjerash Beqaj.

Fjala e plotë e Beqajt:

Ne përmbledhje te fjalës time theksoj qe:

1. Se pari, ju si gjyqtare e seancës paraprake e keni dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe te drejtat e mia procedurale ne menyre te qëllimshme dhe te parekuperueshme. Une dhe avokati im e kemi te pamundur qe te mbrohemi efektivisht ne mungese te qëllimshme dhe te ripërsëritur te nje vendimi te ndërmjetëm te arsyetuar per akuza te reja te bazuara ne fakte te reja te pambështetura ne asnjë prove. Ftesa juaj per t’u mbrojtur ndaj këtyre akuzave eshte fiktive dhe ka per qellim qe te mashtroje procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na janë respektuar te drejtat tona procedurale dhe ne kemi qene te qarte per akuzën. Por kjo nuk eshte e vertete. Ne nuk jemi te informuar qëllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuzes nuk e ka kuptuar qarte vendimmarrjen tuaj.

Jo vetëm une, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund te mbrohemi per akuza te pasqaruara, te pashkruara dhe qe nuk do te shkruhen ndonjëherë, por do te thuhen edhe ne themel me goje, te pambështetura ne ndonjë fakt ne akuze dhe te pambështetura ne ndonjë prove konkrete.

2. Se dyti, ju keni qene e ndikuar ne kete proces dhe vendimmarrja juaj e verteton kete. Ndikimi eshte dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbeshtetur akuzat e tyre politike. Nderkohe, vendimmarrja juaj i shkon per shtat edhe vendimmarrjes se mëparshme te paligjshme te Gjyqtarit Erion Bani paçka se cdo gje tani eshte parashkruar.

Ç’rendesi ka nëse une kam vjedhur apo jo. Ne te vertete e rëndësishme eshte qe PD te kete tani goje te pretendoje qe une jam hajdut sepse deri me tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte te mbante dot veten ne kembe.

3. Se treti, ju nuk i keni shërbyer aspak zbardhjes se plote te se vërtetës por keni dashur qe te vërtetoni vetëm te verteten e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuzes, vazhdoni ta ndani dhe copëtoni ne menyre te pashpjegueshme fazën e lidhjes dhe zbatimit te kontratës si dy çështje te ndara, kur ne thelb, po te lexoni akuzën, eshte me shume se gjysma zbatim kontrate. Per ju nuk ka pike rëndësie vërtetimi sic duhet, me apo pa ekspertize, e demit, e ndonjë shifre, e numrit te operacioneve 50 apo 63 mije, e burimit te shtimit te kostove (FSDKSH), e burimit te pagesave jashtë përcaktimeve kontraktore per energjinë dhe ujin (FSDKSH), e përfitimit te pallogaritshëm te këtij koncesioni ne kursim, ne përfitim financiar dhe shëndetësor (ne jete).

4. Së katërti, ju qartesisht shtruat rrugën per nje ndarje artificiale te çështjes. Qe ne te tre te qendrojme ne Gjykaten e Posacme ndërsa te tjerët te shkojnë ne Gjykaten e Zakonshme. Prandaj, vertetohen apo jo akuzat per vjedhje dhe grup te strukturuar kriminal, pak rendesi ka per ju. E rëndësishme eshte qe çështjet te ndahen.

5. Se pesti, ju nuk keni asnjë ngurrim qe ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, te përfitoni sa te mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo çështje dhe nga emri im. Ne popull ju doni te dilni si gjyqtarja qe dhatë drejtësi. Qe orientuat hetimet ne shinat e duhura. Qe zbuluat ate qe prokuroret e fshehën. Ne fakt, eshte e kundërta. Ju i prishet te gjitha. Me hetime, me proces e me akuza ne menyre te paligjshme.

Per te gjitha sa me sipër, une nuk mbrohem dot, por vetëm mund te denoncoj.

Exit mobile version