Telegrafi

Akuzohet për seks me një të mitur, ky është nëntogeri i FSK-së që u arrestua në Amerikë (Foto)

Para dy ditë në Amerikë është arrestuar një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.

Gazeta Fjala nga burime të saja mëson se i arrestuari është Nëntogeri i FSK-së, Ismail Sekiraqa.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka konfirmuar se është arrestuar një pjesëtar i saj, pa dhënë më shumë detaje rreth identitetit të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala, ka thënë se FSK konform dispozitave të saja të brendshme do të marrë dhe masa karshi këtij rasti.

“Po, mund të ju konfirmoj se është arrestuar një pjesëtar i yni në Amerikë. Për të njëjtin FSK pas shpalljes së gjykimit do të ndërmarrë masa”, ka thënë Shala për Gazetën Fjala.