Para dy ditë në Amerikë është arrestuar një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.
Gazeta Fjala nga burime të saja mëson se i arrestuari është Nëntogeri i FSK-së, Ismail Sekiraqa.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka konfirmuar se është arrestuar një pjesëtar i saj, pa dhënë më shumë detaje rreth identitetit të tij.
Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala, ka thënë se FSK konform dispozitave të saja të brendshme do të marrë dhe masa karshi këtij rasti.
“Po, mund të ju konfirmoj se është arrestuar një pjesëtar i yni në Amerikë. Për të njëjtin FSK pas shpalljes së gjykimit do të ndërmarrë masa”, ka thënë Shala për Gazetën Fjala.