Policia italiane ka arrestuar një burrë që ishte prezantuar rrejshëm si gjinekolog, e që përmes telefonit mobil kishte “kontrolluar” 400 gra.
Ai përmes telefonit kontaktonte gratë duke përdorur një numër të “fshehtë”, ku u fliste bazuar në kontrollet e tyre të mëparshme se ekziston dyshimi se kanë infeksione serioze vaginale, transmeton Telegrafi.
Ai u bënte një kontroll vizual, plotësisht pa pagesë, duke pretenduar se ato nuk duhet të presin në radhë.
Madje disa prej grave që pranuan telefonat alarmuan policinë, e burri u arrestua në qytetin Trento në jug të Italisë.
Policia ka njoftuar se burri kishte gjetur numrat e telefonit në shpallje për blerje përmes internetit.
Kundër tij është ngritur padi për përdhunim, pasi veprimet e tij futen në këtë kategori të padive.
Siç raporton AFP, një nga gratë e mashtruara – Lucia, 24-vjeçe nga Salento, kishte kontaktuar gjinekologun e saj pasi telefonata i është dukur e dyshimtë dhe se gjinekologu i rrejshëm i kishte bërë shumë pyetje intime. /Telegrafi/