Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey duket se nuk janë figurat e vetme që kanë bërë ngacmime seksuale.
Kësaj radhe po akuzohet edhe Sylvester Stallone, i cili thuhet se ka ngacmuar një vajzë 16-vjeçare në vitin 1986.
Madje, raportohet se aktori holluivudian e detyroi atë të bënte sekse në treshe me truprojën e tij, shkruan “Us Weekly”.
Adoleshentja e paidentifikuar ka paraqitur një raport në policinë në Las Vegas, duke thënë se u takua me aktorin Rocky, kur ky i fundit ishte 40 vjeçar, ndërkohë që po merrte pjesë në xhirimet e një filmi në Las Vegas gjatë korrikut të vitit 1986.
Ajo tha se u takuan përmes aktorit David Mendenhall, i cili luajti birin e Stallonit në film.
Pas takimit fillestar, Stallone dyshohet se e ftoi adoleshenten në suitën e katit e 27 të hotelit, “Hilton”.
Vajza i tha policisë se ishte “e frikësuar” gjatë marrëdhënies seksuale me Stallonen dhe truprojën Mike De Luca.
Truproja dyshohet se e detyroi atë të kishte seks oral dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale treshe edhe me praninë e Stallones.
Gjatë një interviste të mëvonshme në polici, vajza dukshëm vërehej se ishte e frikësuar para autoriteteve policore.
“Unë ndihem e turpëruar dhe nuk dua t’i ndjek penalisht. Nuk mund të flas më për këtë. Ju lutem më lëni rahat”, mësohet të ketë thënë vajza.
Mbetet të shihet reagimi i aktorit 71-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë i martuar në tre raste dhe ka pesë fëmijë. /Telegrafi/