Jack Teixeira është paraqitur në një gjykatë federale në Boston.
Ai është akuzuar për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve dhe materialeve të klasifikuara, raporton skynews.
Burri 21-vjeçar tani është në pritje të seancës së paraburgimit, e cila është caktuar për të mërkurën, më 19 prill, tha zyra e prokurorit amerikan në rrethin e Massachusetts.
Teixeira foli vetëm dy herë gjatë procedurës së shkurtër, duke u përgjigjur “po” kur u pyet nëse e kuptonte të drejtën për të heshtur dhe duke konfirmuar se kishte plotësuar një deklaratë financiare.
#BREAKING Jack Teixeira detained pending detention hearing set for Wednesday, April 19. Time TBD.
— U.S. Attorney Massachusetts (@DMAnews1) April 14, 2023
Ndryshe, anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts besohet të jetë udhëheqësi i një grupi privat në platformën e mesazheve për video-lojëra “Discord” i quajtur “Thug Shaker Central”.
Washington Post gjeti se një burrë, të cilit i referoheshin anëtarët e tjerë të grupit si “OG” – me gjasë 21-vjeçarit Teixeira – nisi të ndante dokumente sekrete në këtë grup në fund të vitit 2022.
Dokumentet e klasifikuara ndryshojnë nga pozicionet ushtarake ukrainase deri në rrethanat që presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.
Të dhënat nuk janë vërtetuar individualisht nga zyrtarët amerikanë. /Telegrafi/