Telegrafi

Akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e 10-vjeçarit, autoritet jemenase vrasin dhe më pas i varin trupat e tre pedofilëve në kran (Foto, +18)

Tre pedofilë janë qëlluar për vdekje dhe më pas janë varur në një kran në Jemen para qindra qytetarëve, dhe e gjithë kjo ndodhi si ndëshkim për përdhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçari.

Pamjet rrëqethëse të përdhunuesve të veshur me të kaltra duke bërë “paradë” para masës në qendrën e qytetit Sana’a, që konsiderohet si qyteti më i madh në vend, janë publikuar në internet, transmeton Telegrafi.

Të prangosur ishin urdhëruar të qëndrojnë të shtrirë me fytyrë në tokë, ku më pas janë qëlluar me nga pesë plumba në zemër. Ndërkaq trupat e tyre të pajetë janë varur në një kran si paralajmërim për të tjerët që nëse ndërmarrin një veprim të tillë, i njëjti fat i pret.

Jemeni që gjendet në pjesën veriore të Arabisë Saudite,  është një nga qytetet që më së shumti kryen ekzekutime publike për krime të ndryshme siç janë vrasjet, përdhunimet dhe pjesëmarrja në organizata terroriste. /Telegrafi/