Telegrafi

Akuzohen për trafik kokaine, lihen në burg pronari dhe administratori i kompanisë së bananeve

Gjykata e Lartë lë në burg pronarin dhe administratorin e “Alba Ekzotik Fruit” për rastin e kapjes së kokainës në kontenierët e bananeve në portin e Durrësit.

Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kërkonin një masë më të butë sigurie, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, Durrës.

Ata akuzohen për trafik kokaine, lidhur me sasitë e drogës që janë gjetur ne kontejnerët me banane që vinin për llogari të kompanisë “Alba ekzotik fruit” në portin e Durrësit, në gjashtë episode në sasi të ndryshme prej disa kilogramësh, raporton A2 CNN. /Telegrafi/