Një veteran i ushtrisë amerikane ka bërë një veprim të papritur gjatë një takimi të komunës së West Chester të Ohios në SHBA.
Amerikano-aziatiki hoqi këmishën për të treguar plagët që mori gjatë shërbimit të tij.
Duke thënë se njerëzit më parë i kishin thënë se nuk dukej “mjaft amerikan”, Lee Wong i tha Bordit të Administrimit të West Chester Township se do të demonstronte “‘si duket patriotizmi”, raporton bbc.
Vërejtjet e 69-vjeçarit erdhën mes një serie demonstratash amerikane që kundërshtojnë krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve.
Ndryshe, ditë më parë pas disa të shtënave në qendër masazhi në Atlanta mbetën të vdekur tetë gra me origjinë aziatike. /Telegrafi/
https://twitter.com/JimLaPorta/status/1375557530399739906