Site icon Telegrafi

Akuzohej për kontrabandim të drogës – dënohet me vdekje australiani në Kinë

Një burrë nga Australia është dënuar me vdekje në Kinë, pasi akuzohet për kontrabandim të drogës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri i identifikuar si Cam Gillepsie, u arrestua në aeroportin Guangzhou Baiyun, në veriperëndim të Hong Kongut, në dhjetor të vitit 2013.

Ai akuzohet se bartte më shumë se 7.5 kilogramë metafetaminë në bagazhin e tij, ndërsa u kap nga oficerët doganorë.

“Në mëngjesin e 10 qershorit, Gjykata Popullore e Guangzhou e dënoi me vdekje australian për kondrabandim të drogës”, raporton një medium kinez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version