Kandidati për kryetar komune në Shuto Orizare, Elvis Bajram, ka marrë akuzë kundërvajtje në lidhje me rrahjen që ndodhi pardje.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informoi se rasti që ndodhi para dy ditëve në Shuto Orizare është zbardhur, në të cilin më shumë pësoi kandidati për kryetar në këtë komunë Elvis Bajram, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kundër tetë personave janë ngritur akuza për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike, me inicialet SH.D, F.F, J.S, H.A, H.M, H.I, E.B dhe A.M”, deklaroi Spasovski.
Ai paralajmëroi dënime për çdo njërin që do të tentojë ta keqpërdorë policinë për qëllime politike./Telegrafi/