Site icon Telegrafi

Akuzë penale për dy të punësuar në Administratën e Bashkisë së Shkupit

Foto: Telegrafi.com

Sektori për Punë të Brendshme Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike, në Prokurorinë Publike Shkup, ka ngritur akuzë penale kundër J.S. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit” dhe kundër S.E. (37) për shkak ekzistimit të dyshimeve të kryerjes së veprave penale si “shpërdorim i detyrës dhe autorizimit”, “mashtrim kompjuterik” dhe “falsifikim kompjuterik”. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dy të akuzuarve ju është thënë masë-kujdesi.

Ashtu siç deklaron MBP, sipas dokumenteve të gjetura nga hetimet, të akuzuarit me statusin e zyrtarëve të punësuar në Administratën e Bashkisë së Shkupit, J.S. si referent më i ri për arkivimin e dokumenteve në repartin për mbledhjen e detyruar, pranimin, lëshimin, vërtetimin e dokumenteve për taksat dhe tarifa tjera, E.S. si i punësuar në të njëjtin sektor për punë profesionale, në marrëveshje mes njëri tjetrit e kanë shfrytëzuar pozicionin zyrtar me qëllim të fitimit të pasurisë të paligjshme dhe pronës, duke i dëmtuar qytetarët dhe duke i dëmtuar komunat dhe buxhetin e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mes të vitit 2018-2019, J.S u ka ofruar qytetarëve të paguajnë shumën e tatimeve në emër të tyre, duke ju thënë se ju bën shërbim vetëm që të mos presin në sportel të bankave ku bëhet pagesa. Ai në vend se të paguaj gjithë shumën, ka bërë pagesë minimale, dhe shumën e mbetur e ka ndarë me kolegun e tij E.S”.

“E.S. për shkak se kishte autorizim të hyjë në sistemin kompjuterik të Bashkisë së Shkupit, ku evidentohen pagesat e qytetarëve në bazë të taksave, ri korrigjoi shumën e paguar të taksave nga J.S. dhe në këtë mënyrë i ka mashtruar edhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Shkupit të cilët kanë qenë në krye të kontrollit në pagesat e përfunduara të taksave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në këtë mënyrë të akuzuarit kanë dëmtuar gjithsej 19 qytetarë- të obliguar për tatime, për një shumë totale prej 3.410.366 denarë, për të njëjtën shumë kanë dëmtuar buxhetin e Bashkisë së Shkupit, ashtu dhe komunat në zonën e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version