Site icon Telegrafi

Akuzë penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velesit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore Publike – Veles tek Gjykata Themelore ka dorëzuar aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velesit dhe ish-kryetarit të Këshillit të Komunës, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari i parë si person zyrtar – kryetar komune, me shfrytëzimin e detyrës zyrtare, për të akuzuarin e dytë ka marrë pasuri në vlerë të madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinave zyrtare dhe urdhrit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinave zyrtare, ai me gojë ka miratuar dhe lejuar që ish-kryetari i Këshillit të Komunës në periudhën prej 23.02.2014 deri 09.08.2016, në disa raste të shfrytëzojë dy makina zyrtare për nevoja personale dhe pa dorëzuar listë evidentuese për udhëtim”, thonë nga Prokuroria.

I akuzuari i dytë si person zyrtar – kryetar i Këshillit të Komunës së Velesit, pa dorëzuar kërkesë me shkrim, makinat i ka përdorur jashtë detyrës zyrtare. Ai në disa raste ka blerë edhe naftë në vlerë prej 170.598 denarëve, të cilat janë paguar nga buxheti i komunës./Telegrafi/

Exit mobile version