Telegrafi

Akuzë kundër Polanski pas 45 vjetësh

Renate Langer ka ngritur padi kundër regjisorit Roman Polanski për dhunim para 45 vjetësh.

Ajo ka thënë se Polanski e kishte dhunuar në shtëpinë e tij në një pushimore alpesh, njoftuan sot autoritetet zvicerane, transmeton KosovaPress.

Langer (61) paraqiti rastin në polici në Sent Galen javën e kaluar, duke thënë se Polanski (84) e kishte dhunuar në shtëpinë e tij në Gshtad, në shkurt 1972.

Avokati i Polanskit, Erv Temim tha se ende nuk ka biseduar me të lidhur me rastin.

Linger ka deklaruar se ka pritur të paraqesë rastin për dhunim, pasi ishte përkujdesur se si do të reagojnë lidhur me këtë prindërit e saj, të cilët kanë vdekur kohë më parë.

Ajo gjatë asaj kohe ka punuar si modele në Munih.

Polanski ka ikur nga SHBA në Francë në vitin 1978, pasi ishte shpallur fajtor për dhunim të Samanta Gaymer në Kaliforni.