Site icon Telegrafi

Akuzë kundër fermerit Dushko Ilievski për sulm ndaj policit

Prokuroria themelore e Manastirit ka ngritur propozim akuzues me të cilin e ngarkon fermerin Dushko Ilievski për sulm fizik ndaj një polici gjatë protestave të “Revolucionit Laraman“ para ndërtesës së komunës së Manastirit, në të cilat demonstruesit kërkonin dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Vladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ilievski nga ana tjetër ka thënë se nuk është i befasuar nga akuza dhe se për të kjo paraqet edhe një dëshmi që policia është në shërbim të partisë në pushtet dhe ndihmon në luftën kundër atyre që mendojnë kundërt nga ata./Telegrafi/

 

Exit mobile version