Telegrafi

Akuzat për Ronaldon, Juventusi pëson rënie edhe në bursë

Pretendimet për dhunim të Cristiano Ronaldos drejtuar nga ish-modelja, Kathryn Mayorga, për një histori që daton nëntë vjet, kanë ndikuar keq edhe te Juventusi në Piazza Affari.

Klubi torinez ka humbur 9.92% në bursë, kjo për shkak të rrezikut që mund të ndodh me imazhin e kampionit portugez.

Juventusi në të ka investuar 100 milionë euro.

‘Zonja e Vjetër’ kishte arritur kulmin me 1.81 euro për aksion më 19 shtator, ndërsa tani është 1.19.

Historia që përfshin Ronaldon ka alarmuar gjithashtu edhe sponsorët që mbajnë kampionin portugez.

Nike dje njoftoi se ishte “shumë i shqetësuar për akuzat ” të adresuara ndaj CR7.

Akuzat janë hedhur poshtë nga sulmuesi, por edhe nga Juventusi, që i ka qëndruar pas. /Telegrafi/