Telegrafi

Akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe të tjerëve

Është shtyrë për 26 mars seanca ndaj ministrit Xhelal Sveçla, deputetes Fitore Pacolli dhe Salih Zyba dhe ish deputetes Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës, në vitin 2019, në Kuvendin e Kosovës.

Avokati Lavdim Salihu ka thënë se shumica nga videot që kanë pranuar nuk hapen.

“Kemi pranuar shkresën, por prej këtyre të shtatave njëra video hapet e tjera jo. E nuk mund të vazhdojmë më pa i pranuar në formatin e lexueshëm…”, tha ai.

Edhe avokatët e të dyshuarve tjerë theksuan se shumë nga shkresat e pranuara nga lexohen.

Ndryshe, gjyqtari i rastit kërkoi nga Prokuroria që brenda pesë ditësh t’i pajisë me CD/videot palët.

Seanca e radhës është caktuar 26 mars nga ora 10:00. /Telegrafi/