Telegrafi

”Akuzat ndaj Temelkos nuk janë serioze”

Oranizata për Mbrojtjen e Maqedonisë, Ilinden, me seli në Shqipëri i ka quajtur si jo-serioze aktakuzat e gjykatave të Maqedonisë për Edmond Temelko, kryetar i komunës së Pustecit, përcjell Telegrafi Maqedoni

”Akuzat kundër tij janë jo-serioze dhe krijojnë përshtypjen se ai është viktimë e partivë politike në Republikën e Maqedonisë. Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë qytetarët e Maqedonisë e jo të kujdeset për rol shkatërrues” thuhet në reagim.

“Ilinden” bën thirrje “për ndalim të politikës persekutuese kundër Edmond Temelko-s, ndërsa forcave politike në Republikën e Maqedonisë u bëjnë thirrje për t’u treguar më shumë nacionalist dhe me përgjegjësi politike”. /Telegrafi/