Site icon Telegrafi

Akuzat e Berishës për Engjëll Agaçin, Rama: Është në spital, pësoi dëmtim organesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rubrikën “Çkemi ndo1 të re” lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili është shprehur se Engjëll Agaçi është arratisur nga vendi ndërsa laptopi i tij është në SPAK.

Rama tha se sekretari i Kryeministrisë ndodhet në Itali ku pasi ka kryer një ndërhyerje në zemër ka pësuar dalje të mushkërive nga funksioni.

Sipas kryeministrit Rama, Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve italianë se pasi ka luftuar për jetën, tashmë i duhet të rehabilitojë mushkëritë e lënduara rëndë.

“Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e një bllokimi të arterieve koronare për të cilin u operua në zemër, pas operacionit, pati dalje të mushkërive nga funksioni, kjo imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar.

Ai vazhdon të jetë nen mbikëqyrjen e mjekëve italianë, për të rehabilituar mushkëritë e lënduara rëndë. E hatashme është se megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, i sëmuri që lufton jetën andej, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu vetëm e vetëm se u fut në gojën e “bufit të kënetës”,-tha Rama.

Exit mobile version