Ministri polak i mbrojtjes, ka akuzuar Rusinë se është përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit polak presidencial në vitin 2010, duke deklaruar se bëhet fjalë për “terrorizëm”.
“Mund të themi se kemi qenë viktima e parë e madhe e terrorizmit që tashmë po ndodh para syve tanë”, ka deklaruar ministri polak i mbrojtjes Antoni Macierevic, gjatë një fjalimi të mbajtur në universitetit gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.
Lech Kaczynski bashkëshortja e tij dhe 94 persona tjerë, kryesisht zyrtarë të lartë polakë, kanë humbur jetën në vitin 2010, kur pranë Smolensk u rrëzua aeroplani me të cilin ishin nisur për të shënuar përvjetorin e vrasjes së oficerëve polakë në pyllin Katinjsk.
Ministri gjithashtu tha se rrëzimi ishte orkestruar si përgjigje në kërkesën e Polonisë të vitit 2009, që masakra sovjetike e oficerëve polakë në pyllin Katinjsk të përcaktohet si “gjenocid”. /Telegrafi/