Argjentina e mbushur me yje rrezikon seriozisht mos pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.
Kombëtarja e udhëhequr nga Jorge Sampaoli ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë të tubuara, aq sa ka edhe vendi i katërt që mbahet nga Peru.
Pikërisht të premten nga ora 1:30 pas mesnate do të përballen Argjentina dhe Peru, në një takim që është jetë a vdekje për të dyja Kombëtaret.
Rëndësia e kësaj ndeshje është jashtëzakonisht e madhe, ndërsa në Peru kanë frikë se argjentinasit do ta marrin me ‘zor’ fitoren.
Gazeta e njohura peruane ‘TodoSport’, ka dalë me një lajm të madh në ballinë duke paralajmëruar se Federata e futbollit të Argjentinës së bashku me FIFA-n do ta kurdisin këtë takim.
Gazeta peruane është bazuar në këtë shkrim për faktin se presidenti i FIFA-s, ka pasur një takim në Buenos Aires me kryetarin e Federatës së futbollit argjentinas për të diskutuara kandidaturën për kampionatin botëror të vitit 2030 së bashku me Uruguain dhe Paraguain.
‘TodoSport’ shkruan se shtëpia më e madhe e futbollit botëror do të ndihmojë argjentinasit për ta fituar këtë sfidë që të jenë në kampionatin botëror.
Lajmi i nxjerrë nga gazeta peruane ka bërë xhiron e botës, por tani mbetet të shihet se si do të shkoj ndeshja.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë mes Perus dhe Argjentinës ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Argjentina në dy ndeshjet e fundit ka barazuar fillimisht me Uruguain 0-0 në udhëtim dhe me Venezuelën 1-1 në shtëpi.
Ndeshjen e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Argjentina do ta luaj në udhëtim tek Ecuadori. /Telegrafi/