Telegrafi

Akuza për nënën që po i lazdron fëmijët me tepër shumë dhurata

Nëna 27-vjeçare, ka shpenzuar afro tremijë euro, për të blerë dhurata për festat e fundvitit.

Me nga 80 dhurata për një fëmijë, Tapping pretendon se e ka plotësuar dëshirën e secilit.

Mirëpo, njohësit e zhvillimit të fëmijëve, nuk po mendojnë njëjtë, transmeton Telegrafi.

Ata kanë shprehur kritika drejt saj, sepse po i lazdron shumë fëmijët, gjë që është e patolerueshme.

Sipas sociologëve, dhuratat e shumta janë të këqija, sepse fëmijët nuk dinë më të gëzohen dhe mësohen të kenë gjithçka që duan.

Mirëpo, ajo e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se “punoj shumë dhe dua fëmijët e mi të jenë të lumtur”.

“Ne jeni familje normale, që nuk fitojmë shumë, por dua që ato që i kemi t’i ndajmë së bashku, duke qenë të gjithë të plotësuar.” /Telegrafi/