Site icon Telegrafi

Ngritet akuzë për nënën e cila keqtrajtoi foshnjën e saj

Prokuroria Publike – Shkup sot ka deklaruar se është dorëzuar padi penale kundër nënës, e cila më 31 gusht ka keqtrajtuar fizikisht fëmijën e saj 19 muajshe, e cila është 30 ditë paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurorisë ajo akuzohet për kryerje të një krimi – Neglizhim dhe keqtrajtimin të një të miture, në bazë të nenit 201 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Prokurori Publik së bashku me aktakuzën e ngarkuar, ka paraqitur një propozim për të zgjatur paraburgimin e të akuzuares.

Foshnja ka përfunduar me plagë të rënda pasi nëna i ka shkaktuar lëndime foshnjës 19 muajshe duke e goditur atë në trup dhe kokë. /Telegrafi/

Exit mobile version