Telegrafi

Akuza për favore seksuale në Universitetin e Gjakovës (Video)

Një email i dërguar në media në emër të Parlamentit Studentor të Gjakovës Fehmi Agani, ku akuzohen profesorët, zyrtaret dhe disa nga studentet për përfshirje në marrje të mitos dhe për favore seksuale për marrje të notës ka nxitur konfuzion tek qytetarët dhe studentët e këtij universiteti.

Policia e Kosovës me t’u njoftuar me këtë ka autorizuar prokurorinë për hetime rreth rastit.

Por, ky email si duket nuk del të jetë i dërguar nga personat zyrtar të Parlamentit të Studenteve. Kështu të paktën thotë kryetarja e këtij parlamenti, Miranda Lushaj.

Një etiketim i tillë, ndonëse i mohuar më vonë, ka shqetësuar rektorin Shaban Buza, i cili thekson se në periudhën prej 11 muajsh, që kur është në krye të këtij universiteti, nuk ka pasur ndonjë ankesë. Ndërsa shprehet i hapur për bashkëpunim me hetuesin për këtë çështje.

Ankesa dhe problem për rrjedhën e punëve në Universitetin e Gjakovës, kanë pasur pothuajse vazhdimisht studentët.

Ata disa herë kanë protestuar madje kishin paralajmëruar edhe bojkote të proceseve mësimore për shkak të problemeve që lidheshin me rekrutimin e stafit në Universitet. /RTV Dukagjini/

https://www.youtube.com/watch?v=KOswgyXiDN4